Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ende liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE) kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike në miratimin me kohë të Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar. Pavarësisht këtij dështimi, shumica e deputetëve dhe e ministrave të Kosovës e kanë zgjidhur çështjen e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen duke u pajisur me pasaporta të Shqipërisë ose të disa shteteve të Bashkimit Evropian, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka fajësuar Bashkimin Evropian për mosheqje të vizave. Sipas saj, Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe detyrat e kërkuara. Se BE-ja mban fajin për mosliberalizim ka konsideruar edhe deputeti i AAK-së Ahmet Isufi.
“Faji është te Bashkimi Evropian, i cili nuk po ka unitet të aprovojë liberalizimin e vizave dhe padrejtësisht qytetarët e Kosovës po mbeten të bllokuar. Institucionet e Kosovës kanë përmbushur 95 pika të përcaktuara si kritere nga ana e BE-së dhe Kosova ka përmbushur obligimin e saj”, ka potencuar ai.
Ndërkohë Arben Gashi, nga LDK-ja, ka thënë se çështja e vizave tashmë ka mbetur mes Qeverisë dhe Bashkimit Evropian. Deputetët, siç ai është shprehur, e kanë kryer punën në këtë drejtim.
“Është çështje kryekëput tashmë mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, është jashtë çdo deputeti, jashtë çdo individi dhe institucioni tjetër. Kuvendi i ka kryer punët e veta, institucionet i kanë kryer punët e veta, problemi ka mbetur mes raporteve mes Qeverisë dhe BE-së”, ka theksuar ai.
Ndërkohë sikurse partnerët e koalicionit, edhe Elmi Reçica, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme (PDK) ka fajësuar Bashkimin Evropian për mosliberalizim. Sipas tij, është e padrejtë që BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin dhënë institucioneve të Kosovës.
“Na është thënë se në momentin që votohet Demarkacioni dhe të thellohet lufta kundër krimit të organizuar e të korrupsionit do të ndodhë liberalizimi i vizave. Këto dyja kanë ndodhur, ndërsa liberalizimi jo”, ka deklaruar ai.
Beteja sipas tij duhet të bëhet në marrjen e vizave e jo në atë se a do të marrin nënshtetësi deputetët ose zyrtarët e tjerë.
“Mendoj se ne duhet ta zhvillojmë betejën që Kosova ta fitojë liberalizimin e vizave, kjo është shumë esenciale. Jo zgjedhje personale a do të marrin nënshtetësi të tjera deputetë ose qytetarë, ose kushdo qoftë. Por beteja kyçe duhet të jetë që të liberalizohen vizat dhe qytetarët tanë të kenë të drejtë të lëvizin lirshëm”, është shprehur deputeti i PDK-së.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...