BE-ja ende pa koment për aktakuzat ndaj liderëve politikë në Kosovë

14:41 | 5 Nëntor 2020
V. S.

Bashkimi Evropian ende nuk komenton zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me njoftimet për konfirmimin e aktakuzave ndaj disa liderëve të Kosovës dhe efektin që këto zhvillime mund të kenë në dialogun i cili me lehtësimin e BE-së po zhvillohet në Bruksel.

“E gjithë kjo është bërë e ditur vetëm para pak çastesh. Sa i përket rasteve individuale siç e dini ne gjithmonë jemi përmbajtur nga komentimi i tyre si dhe nga komentimi i veprimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, raporton REL.

Të ngjashme