Bashkimi Evropian kërkon që nismat rajonale të përfshijnë të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor.
“Është e rëndësishme që nismat rajonale të përfshijnë të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor dhe të jenë në përputhje me rregullat e BE-së, duke u bazuar në angazhimet e marra më parë”, thotë për arbresh.info zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq.
Pati shumë mospajtime nga pala kosovare në lidhje me takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër.
Aty u fuqizua ideja e një “MiniShengeni”, për të cilën nuk është dakord pala kosovare.
“Bashkëpunimi rajonal është një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Pronësia e zgjeruar rajonale është e mirëseardhur”, shton Kocijançiq.
Në këtë kontekst, BE-ja mirëpret faktin se përfundimet e samitit thonë se “masat e përfshira në këtë deklaratë nuk do të zëvendësojnë dhe do të respektojnë plotësisht angazhimet ekzistuese të marra në kuadër të CEFTA, Harta REA ose Traktatit të Komunitetit të Transportit, por do të ndërtojnë mbi ta në frymën e thellimit të integrimit rajonal ekonomik ”./A.Zeka/arbresh.info/
Sinjalet që dërgoi Thaçi me bojkotin që i bëri takimit të Ohrit
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...