Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis. Kryeministri Kurti tha në takim se Kosova është e angazhuar maksimalisht në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.
Ai falënderoi Komisionin e BE-së për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë COVID-19, si edhe për përpjekjet për sigurimin e vaksinave sa më shpejtë të jetë e mundur për Republikën e Kosovës.
Ai shtoi se orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë, dhe se është shprehur edhe nëpërmjet vendimit që të pranojmë vetëm vaksina që janë të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Dombrovskis konfirmoi angazhimin e BE-së për furnizimin me vaksina dhe asistencë makrofinanciare.
Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz./arbresh.info/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...