Bashkimi Evropian shprehë keqardhje për faktin se “Lista Serbe” ka ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e planifikuara për 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës.
Në një reagim me shkrim dërguar medieve, Brukseli i bën thirrje “Listës Serbe” që të rishqyrtojë vendimin.
Nëpërmjet të këtij reagimi porositet se demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen, dhe i takon elektoratit serb të Kosovës që të shfrytëzojë të drejtat e veta dhe të shprehë opinionin nëpërmjet kutive të votimit.
BE rikujton se është kritike të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri, e në të cilat serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte.
“Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar të komunave do të siguronte një qeverisje vendore plotësisht përfaqësuese në veri dhe do të ndihmonte në de-përshkallëzimin e situatës. as Votimet e parapa për zëvendësimin e kryetarëve, është një hap në këtë drejtim”, thuhet në reagim me shkrim nga shërbimi për shtyp i BE-së.
Pranohet gjithashtu se në BE janë marrë parasysh shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës në lidhje me procesin që mundëson zgjedhje të reja lokale.
Në këtë pronocnim porositet gjithashtu se është koha e domosdoshme që të gjithë të kthehen në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe dhe gjyqësorin në veri të Kosovës./rtk/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...