Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për Lirinë fetare përmes së cilit pritet të definohet statusi për Kishën Ortodokse Serbe.
Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në konferencën e sotme për media tha se miratimi i këtij ligji në Kuvendin e Kosovës është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë kur u pyet mbi statusin e Kishës Serbe.
“Dhe për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e ligjit”, tha ajo.
Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen e Ohrit janë dakorduar që të palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe.“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane”, thuhet ndër të tjera në Nenin 7 të marrëveshjes së 27 shkurtit 2023.
Për këtë çështje në mars të 2023-ës kishte folur kryeparlamentari Glauk Konjufca ku kishte thënë se Kisha Ortodokse Serbe nuk mund të bëhet me status special.Ai kishte thënë se shteti sekular i Kosovës e ka “distancën e barabartë ndaj çdo bashkësie fetare në Kosovë”, përfshirë edhe atë ortodokse.
“Është larg barabartë të gjithave njëjtë. Kisha ortodokse tash nuk mundet me kërku për një status special në shtetin e Kosovës, ku ne e nënshkruajmë atë”.Megjithatë, Konjufca kishte thënë se “statusin do ta definojmë se i mungon”. Express
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane
Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicë...
Hamza: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe d...
Aplikimi i vaksinës HPV-së, Rama: Ky është një hap i madh dr...