Më 3 gusht të këtij viti, bëhen 5 vjet prej kur Kuvendi më 82 vota për ka votuar formimin e Gjykatës Speciale për krime të luftës në Kosovë.
Sipas amendamentit të Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit është krijuar Specialja, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon në vitin 2020.
Në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara, Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë institucionet e Kosovës për përfundimin e mandatit, atëherë kur të përfundojnë të gjitha rastet.
Juristi Ehat Miftaraj po thotë se mandati i Speciales do të vazhdojë automatikisht. Por, misionit të EULEX-it, përmes së cilit emërohen gjyqtarët e Gjykatës Speciale, i ka skaduar afati.
Nga BE’ja kanë thënë se prania dhe veprimi i misionit të EULEX-it vazhdon të garantohet nga ligji ndërkombëtar dhe kosovar.
Janë bërë pothuajse 5 vjet prej kur Kuvendi i Kosovës ka votuar formimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, të njohur ndryshe si “Gjykata Speciale”.
Ky institucion i cili ka mandat pesëvjeçar, duket se do të vazhdojë deri në zbardhjen e të gjitha krimeve të luftës së Kosovës.
Kështu të paktën po thotë juristi Ehat Miftaraj.
Miftaraj ka thënë për Gazetën Express se në bazë të amendamentit kushtetues dhe Ligjit për Gjykatën Speciale, përfundimi i mandatit lidhet me njoftimin që Këshilli Europian do t’u bëjë institucioneve të Kosovës pas përfundimit të të gjitha rasteve.
“Në bazë të amendamentit kushtetues dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara përfundimi i mandatit të gjykatës speciale lidhet me njoftimin që Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i bëjë Kosovës pas përfundimit të të gjitha rasteve. Në këtë drejtim, mandati i kësaj gjykate do të vazhdojë në mënyrë automatike pa pasur nevojë për asnjë veprim nga ana e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Miftaraj.
Por, misionit të EULEX-it, përmes së cilit emërohen gjyqtarët e Gjykatës Speciale, i ka skaduar afati.
Presidenca e Kosovës, nuk po e sheh të arsyeshëm vazhdimin e mandatit të EULEX-it.
“Institucionet e Kosovës që një̈ kohë të gjatë janë̈ në gjendje t’i marrin mbi vete të gjitha kompetencat që i ka mbajtur EULEX-i. Prandaj edhe ka qenë kërkesë̈ e autoriteteve kosovare që mandati i EULEX-it dhe prezenca e BE-së të reduktohet në fushën e sundimit të ligjit dhe të jetë e njëjtë̈ si në vendet tjera të rajonit”, thuhet në një deklaratë të Presidencës.
E ndryshe nga Presidenca mendon juristi Miftaraj.
Ai po thotë se Kosova është e obliguar t’i respektojë marrëveshjet e lidhura me BE’në.
“Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë marrëveshje kontraktuale për funksionimin e këtij misioni në Kosovë mbi bazën e parimeve dhe kushteve të përcaktuara sipas marrëveshjes. Në këtë drejtim, Kosova është e obliguar që të respektojë marrëveshjet e lidhura me Bashkimin Evropian”, ka thënë Miftaraj.
Ai ka shtuar se misioni i EULEX-it mund të vazhdojë mandatin edhe përmes rezolutës 1244.
“Në mungesë të një marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së, ky mision mund të vazhdojë mandatin e saj edhe duke iu referuar rezolutës 1244, e që sigurisht se Kosova këtë nuk duhet të lejojë të ndodhë”, ka deklaruar Miftaraj.
Miftaraj konsideron se vazhdimi i mandatit të EULEX-it në Kosovë është i domosdoshëm për BE’në.
“Misioni i EULEX-it në Kosovë shërben si logjistikë për Gjykatën Speciale duke lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet në Kosovë, në këtë drejtim për Bashkimin Evropian është e domosdoshme që mandati i këtij misioni të vazhdojë për aq sa ata e konsiderojnë të nevojshme”, ka thënë Miftaraj.
Pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it në Kosovë janë është edhe BE-ja.
Zëdhënësi BE’së, Peter Stano, ka thënë se në bazë të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim, Kosova u përkushtua për të punuar së bashku me Bashkimin Evropian, përfshirë me EULEX-in, për t’i forcuar institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë
“Është e rëndësishme që, në ndërkohë, të vazhdojë ndihma dhe përkrahja jonë, përfshirë përmes ELUEX-it, për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit është gur themeli në angazhimin e BE-së në Kosovë dhe kriter thelbësor për të ardhmen e saj [Kosovës] në BE. Është parim kyç për komunitetin ndërkombëtar dhe një pritshmëri e madhe e popullit të Kosovës”, ka thënë Sano.
Ai ka shtuar se BE’ja është e interesuar të vazhdojë punën me Qeverinë e Kosovës, për të forcuar institucionet e vendit për sundimin e ligjit.
“Prania dhe veprimi i EULEX-it vazhdon të garantohet nga ligji ndërkombëtar dhe kosovar. Si Bashkim Evropian, ne duam të vazhdojmë të punojmë me Qeverinë e Kosovës për ta çuar përpara agjendën tonë të përbashkët; forcimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit. Ne e gëzojmë një partneritet të fuqishëm që prej vitit 2008. Kjo është në interes të Kosovës, por edhe në interes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të saj Anëtare”, ka deklaruar Stano.
Stano ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, gjatë vizitës në Bruksel ku kishte thënë se Qeveria do t’i respektojë obligimet ndërkombëtare.
“Ne, po ashtu, e mirëpresim deklaratën e qartë të kryeministrit të Kosovës, Hoti, gjatë vizitës së tij në Bruksel. [Qeveria ime do t’i respektojë plotësisht obligimet e veta ndërkombëtare]”, ka thënë Stano për Express.
Ndërkohë, sipas ligjit për Dhoma e Specializuara dhe Zyrës se Prokurorit, shefi i EULEX-it i bën emërimin e gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara në Regjistrin e Gjyqtarëve Ndërkombëtarë, pas vlerësimeve dhe rekomandimeve të panelit përzgjedhës të përbërë nga tre anëtarë ndërkombëtarë.
Në vitin 2018, Këshilli Evropian ka vendosur që mandati i rishikuar i EULEX-it të zgjasë deri më 14 qershor 2020.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...