Formimi i qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin ka rikthyer sërish në vëmendje rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Presioni i SHBA-ve për të hequr taksën dhe më pas edhe reciprocitetin ndaj produkteve serbe ishte njëra ndër arsyet e rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, shkruan portali arbresh.info.
Tani, kryeministri i ri thotë se do të hiqen të gjitha pengesat dhe ai do të kryesojë delegacionin kosovar në bisedime.
Arbresh.info ka pyetur Zyrën e Josep Borrellit se kur do të nisë dialogu dhe a pritet të ketë një marrëveshje finale tani me qeverinë e re.
Peter Stano zëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë thotë se dialogu duhet të fillojë sa më parë që e lejon situata e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
“Status quoja aktuale në Dialog nuk është e favorshme dhe Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi situata e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ta lejojë atë. Ne kemi theksuar për një kohë të gjatë se është e rëndësishme të rifilloni Dialogun për t’i dhënë një perspektivë të qartë evropiane rajonit”, tha Stano.
Tutje ai sërish përmend përkushtimin e Bashkimit Evropian për të bashkëpunuar, por që është në përgjegjësinë e Prishtinës dhe Beogradit për të krijuar kushtet e duhura që të rifillojë dialogu.
“BE mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me të dy palët e Dialogut për një rifillim të shpejtë të bisedimeve. Sidoqoftë, është përgjegjësi e Beogradit dhe e Prishtinës që të krijojnë kushtet e duhura që Dialogu të rifillojë.
“Një rifillim i shpejtë i Dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak, është thelbësore për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.
Dialogu i lehtësuar nga BE thonë se është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë ka deklaruar se kryeministri i ri vendit, Avdullah Hoti, duhet të marrë përgjegjësitë e tij për të drejtuar dialogun me Serbinë.
Kurse kryeministri Hoti ka marrë përgjegjësi të plotë për dialogun.
“Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE”.
Avdullah Hoti u zgjodh kryeministër me 3 qershor me 61 vota të deputetëve./arbresh.info./
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania