Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, shefe e së cilës është, Nataliya Apostolova, kërkon që procesi elektoral për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit të jetë i drejtë dhe në përputhje me standardet evropiane, raporton arbresh.info.
“Sa i përket vetë procesit zgjedhor, Kosova duhet të demonstrojë aftësinë për të organizuar zgjedhje të drejta dhe të lira, në përputhje me standardet evropiane,” i kanë thënë arbresh.info zyrtarë të kësaj zyreje.
Për më tepër thonë se të gjitha këto duhet të arrijnë “një rezultat të pranueshëm për të gjithë.”
Ata nuk kanë komentuar aderimet e shoqërisë civile në parti politike, që së fundi janë shtuar kandidatët që do të jenë pjesë e listave për deputetë që vijnë nga radhët e shoqërisë civile.
“Gjithkush ka të drejtë të përfshihet në jetën publike sipas preferencave të tyre.”
Deri më tani janë dhjetëra aktivist të shoqërisë civile që ju kanë bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila tashmë ka hyrë në koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re.
Aderime ka patur edhe në koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, por publikisht nuk është parë ndonjë aderim i pjesëtarëve të shoqërisë civile në Lëvizjen Vetëvendosje./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...