Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se me ndryshimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe me zgjerimin e ngrohjes qendrore, ka shpresë për zvogëlim të ndotje së ajrit.
Matoshi ka thënë se është duke u punuar me Qeverinë japoneze për të identifikuar në mënyrë shkencore ndotësit e ajrit në Kosovë.
“Disa nga ndotësit kryesor tashmë i kemi identifikuar. Termocentralet kanë një ndikim, Veturat e vjetra padyshim kanë ndikim. Faktori i tretë i ndotjes së ajrit është përdorimi thëngjillit”, tha ai në emisionin “Përballje”, në Rtv Dukagjini.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se BE-ja do të japë donacion 78 milion euro për ndërrimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B”, pasi, sipas tij, këto filtra nuk janë ndryshuar që nga ndërtimi.
Matoshi thotë se edhe përdorimi i thëngjillit mbetet një problem i madh për ambientin në Kosovë.
Ai është shprehur i kënaqur që Ministria e Arsimit ka qenë ndër të parat që ka larguar thëngjillin si lëndë për ngrohjen e shkollave, përcjell Telegrafi.
“Thëngjillin nuk mund t’ua ndalojmë qytetarëve për përdorim në familje, por Qeveria ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të tij në institucione shtetërore. Vendimi është marrë në nëntor dhe ka qenë e pamundshme ndërrimi i menjëhershëm i kaldajave për institucionet. Por këtë vit institucionet kanë kohë për të ndërruar ato, ndryshe do të dënohet çdo institucion që përdorë thëngjillin për ngrohje”.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se në dispozicion janë edhe 20 milion euro për zgjerimin e rrjetit të kogjenerimit të ngrohjes qendrore.
“Avulli i KEK-ut nuk shfrytëzohet as në masën 40% ta kapacitetit. Me zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, qytetarëve do t’u bëhet i panevojshëm përdorimi i thëngjillit”, tha ndër të tjera Fatmir Matoshi.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç