Google ADS

BE dhuron 45 bursa për të rinjtë nga Kosova

09:35 | 7 Mars 2023
A. B.

45 bursa të reja ndahen nesër në Prishtinë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime master në BE për të diplomuar rishtazi dhe nëpunës civilë nga Kosova.

45 bursat ndahen në kuadër të programit Young Cell Scheme (YCS) të bashkëfinancuar nga BE-ja, i cili funksionon që nga viti 2004 dhe nga i cili deri më tani kanë përfituar 364 të reja e të rinj.

Synimi i programit është përmirësimi i punës së administratës publike të Kosovës dhe cilësisë së shërbimeve që ajo u ofron qytetarëve, duke mbështetur arsimimin e lartë të nëpunësve civilë aktualë dhe të ardhshëm.

Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme