Google ADS

BE dhe Suedia nisin projekt 3.5 milion euro për Sistemin Statistikor në Kosovë

07:25 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Ambasadën e Suedisë organizon një ngjarje për nisjen e projektit “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë 2019-2020”.

Projekti synon të kontribuojë në fuqizimin e sistemit statistikor të Kosovës duke mundësuar zhvillimin e informatave të besueshme statistikore dhe duke lehtësuar përmirësimin e vendimmarrjes.

Vlera e projektit është 3.500.000 euro, ku kontributi i BE-së është 2 milionë euro dhe i SIDA-s, 1.53 milionë euro./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme