BE dhe ShBA e kanë rastin më të mirë t’i mbyllin krizat në Ballkan

08:00 | 24 Shkurt 2022
S D

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  e kanë momentin më të mirë që të mbyllin krizat në Ballkan të shkaktuar nga Serbia me udhëzim të Rusisë.

Të paktën kështu mendon, profesori Milazim Krasniqi.

Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë dhe ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi, Krasniqi mendon se ky është momenti që Bashkimi Evropian t’i japë një epilog dialogut Kosovë-Serbi, raporton arbresh.info.

“A është moment i përshtatshme, tash Rusia është e përfshime në një konflikt, është e izolume dhe nën presion ndërkombëtar e ka ma pak mundësi të sponsorizojë dhe destabilizojë Ballkanin. Bashkimi Evropian dhe ShBA tash kanë një rast shumë të mirë të marrin një iniciativë e t’i mbyllin këto kriza në Ballkan që i ka shkaktuar Serbia me udhëzime të Rusisë”, tha Krasniqi për arbresh.info.

Profesor Krasniqi, ka numëruar një nga një rolet e Rusisë që ka pas deri tash për destabilizimin e Ballkanit.

Ai shton se deri tash,  BE-ja si ndërmjetësues nuk ka mundur të jap një epilog dialogut edhe shkaku i shteteve pro-ruse që kanë qenë në kuadër të tyre.

“Bashkimi Evropian e ka pas rastin shumë herë të vërtetohet për rolin malinjë që ka Rusia në Ballkan por s’ka reagua. Rusia ka pas rolin  e tyre në Malin e Zi, kur është tentua të vritet kryeministri i atëhershëm Gjukanoviq, e ka pa në Maqedoninë e Veriut kur është tentua të pengoj një Qeveri mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Është parë në Bosnjë më së miri, e është parë edhe në Kosovë me trenin rus. Bashkimi Evropian nuk ka pas veprime energjike dhe nuk ka me pas dhe s’ka, se është numër i madh i shteteve me politika pro-ruse brenda BE-së”, ka thënë ai.

Sipas tij, tash është momenti i vërtetë të shihet kjo politikë është e gabueshme dhe të ndërmerren hapa për mbylljen e kizave në Ballkan, veçmas në Bosnje dhe Kosovë./V.S/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme