45 bursa të reja ndahen nesër në Prishtinë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime master në BE për të diplomuar rishtazi dhe nëpunës civilë nga Kosova.
“45 bursat ndahen në kuadër të programit Young Cell Scheme (YCS) të bashkëfinancuar nga BE-ja, i cili funksionon që nga viti 2004 dhe nga i cili deri më tani kanë përfituar 364 të reja e të rinj. Synimi i programit është përmirësimi i punës së administratës publike të Kosovës dhe cilësisë së shërbimeve që ajo u ofron qytetarëve, duke mbështetur arsimimin e lartë të nëpunësve civilë aktualë dhe të ardhshëm”, thuhet përmes një njoftimi.
Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
“Mediat ftohen përzemërsisht që nesër, e martë, 7 mars 2023, në ora 11:00 të përcjellin ngjarjen në Kino Armata në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...