Zyrës së BE-së në Kosovë i është dashur të anulojë projektet prej 7.8 milionë eurove për Mitrovicën e Veriut. Kjo për shkak se autoritetet lokale kanë dështuar t`i rrënojnë ndërtesat pa leje në vendin ku ishte paraparë të ndërtohej një qendër kulturore dhe një universitet.
Portali që raporton për Ballkanin Perëndimor “European Western Balkans”, ka shkruar se sipas BE-së projekti që është anuluar ka qenë tejet i rëndësishëm për ta çuar përpara sektorin edukativo-kulturor në Mitrovicën e Veriut.
“BE-ja i sheh këto dy sektore si çelës i progresit të Kosovës dhe u bën thirrje autoriteteve, përfshirë edhe ato lokale që rritjen e kualitetit në edukim ta kenë parësore”, thuhet në artikullin e këtij portali, transmeton Indeksonline.
Tutje, aty theksohet se “BE-ja e cila kontribuon pothuajse 100 milionë euro çdo vit në Kosovë, mbetet e përkushtuar që të punojë ngushtë me autoritetet kosovare që të investojë në Kosovë në fushën e edukimit, kulturës, ligjit dhe rendit, si dhe në zhvillimin ekonomik”.
Sipas artikullit, BE-ja ka kontribuar në të gjitha fushat në Kosovë, njëjtë si për të gjitha komunitetet, duke përfshirë 38.5 milionë euro vetëm për Veriun e Kosovës, të cilat kanë shkuar për qendra kulturore, ndërtimin e Komunës së Veriut të Mitrovicës, ndërtimin e universitetit, pastaj qendrën e sportit në Zveçan, çerdhen për fëmijë në Leposaviq, shtrimin e rrugëve të reja në Zubin Potok dhe Leposaviq, transmeton Indeksonline.
8.5 milionë euro janë dhënë për autobusët e ri dhe për qendrat e reja shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, rikonstruktimin e sistemit të ujit në Zveçan, etj.
Që nga viti 2012, BE-ja ka dhënë më shumë se 3.5 milionë euro për 35 projekte të agrokulturës në Mitrovicën e Veriut për të mbështetur prodhuesit lokalë që jetojnë në Veri të Kosovës.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...