Google ADS

BBC thotë se në takimet e shefit të CIA-s me zyrtarët serbë në Beograd u fol më së shumti për Kosovën

21:28 | 25 Gusht 2024
E.H

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns javën që lëmë pas ka vizituar tri vende të Ballkanit Perëndimorë, Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën.

Çështja e Kosovës ishte tema më e diskutuar e Burns më zyrtarët serb gjatë qëndrimit në Beograd

Kështu ka raportuar BBC në shërbimin e saj serb, referuar disa burimeve megjithëse jozyrtare.

”Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, thuhet në artikullin e tyre, transmeton Arbresh.info

Shefi i CIA-s me 22 gusht ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Të nesërmen, Burnes është pritur në takim edhe nga kryeministrit Albin Kurti, ku ky i fundit edhe e ka falënderuar shefin e inteligjencës amerikane për përkrahjen ndaj Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme