Bunkeri në Bosnje, fshehtësia më e madhe gjatë Luftës së Ftohtë Shtëpia në dukje të parë tradicionale boshnjake në afërsi të Konjicës, në të vërtetë ishte hyrja në një prej fshehtësive më të mëdha gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, në bunkerin bërthamor të Titos, fillon reportazhin shërbimi britanik, BBC për investimin më të madh të bërë në kohën e ish-Jugosllavisë.
Bunkeri i Titos, i fshehur nën malin Zllatar, në afërsi të Konjicës, në pjesët qendrore të Bosnjës, është mbajtur në fshehtësi për dekada të tëra, ndërsa sot është hapur për publikun dhe paraqet një prej galerive më të pazakonshme të artit në botë, shkruan rtv21.tv.
Në ndërtimin e bunkerit janë investuar 4.6 miliardë dollarë dhe është ndërtuar në periudhën nga viti 1952 deri në vitin 1979, me qëllimin kryesor që të strehoi presidentin e atëhershëm, Josip Broz Titon, bashkëshorten e tij dhe 350 bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, në rast të ndonjë katastrofe bërthamore, nga e cila atëbotë frikësohej e gjithë bota.
Bunkeri u mbajt në fshehtësi deri në vitin 1992, kur u gjet nga ushtria e Bosnjës, e cila gjithashtu e mbajti në fshehtësi edhe për një kohë. Pasi që u hap për publik, bunkeri u shndërrua në një destinacion tejet të popullarizuar jo vetëm për turistët, por edhe për adhuruesit e historisë moderne të Luftës së Ftohtë, thuhet në reportazhin e BBC.
Objekti jo vetëm që është shembull i një vepre të ruajtur në mënyrë të përkryer të historisë më të re, por është bërë edhe një prej galerive më të pazakonshme të artit në botë, në të cilën janë ekspozuar punimet, të cilat përshkruajnë jetën në ish-Jugosllavi dhe ndryshimet që ndodhën më vonë dhe të cilat rezultuan me shpërbërjen e saj.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...