Është etnia ajo që përcakton se në cilin vend duhet të pini kafen në Bujanoc, shkruan BBC.
“Shqiptarët dhe serbët nuk frekuentojnë të njejtat lokale”, tha Valon Arifi.
Popullsia e qytetit është shumicë serbe, por në rajonin më të gjerë shqiptarët janë më të shumtë.
Kjo është arsyeja pse Lugina e Preshevës ka qenë në qendër të spekulimeve: a mund të jetë pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të tokës për t’i dhënë fund armiqësisë midis Serbisë dhe Kosovës?
“Shqiptarët dhe serbët mund të pijnë kafe bashkë vetëm nëse bëjnë biznes. Megjithatë, as kjo nuk ndodh”, shton Valoni.
Nëse porosisni një ekspress në një kafene të gabuar në Bujanoc, shumë shpejt do të merrni edhe mesazhin.
“ Në fjalëkalimet e ëi-fi nëpër lokalet serbe mund të gjeni edhe fjalët si: shqiptarët nuk janë të mirëpritur këtu”, shton ai.
Ndarja etnike është temë e jetës në Luginën e Preshevës, një cep i varfër i Serbisë.
Bazuar në zonat që jetohet, fëmijët ndjekin shkollat në gjuhët e tyre dhe nëse shkojnë në xhami ose në kishë, atëherë ata duhet të reflektojnë mbi origjinën e tyre.
Pas përfundimit të luftës së përgjakshmë mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 1999, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë mbetur të tensionuara. Serbia kurrë nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.
Bashkimi Europian kërkon që Serbia të arrijë një marrëveshje me fqinjin e saj, përpara se të anëtarësohet në BE. Ndërkohë, njohja e Kosovës në OKB është bllokuar pikërisht nga aleati i Serbisë, Rusia.
Një zgjidhje dramatike , disa thonë të paimagjinueshme , për t’i dhënë fund ndarjes, mund të jetë një shkëmbim territori përgjatë vijave etnike.
Kosova do të fitonte Luginën e Preshevës dhe rajoni më i madh serb i veriut të Kosovës do të bëhej pjesë e Serbisë.
Megjithatë, asgjë nuk është vendosur dhe askush nuk e di saktë se si mund të nxirren kufijtë e ri.
Përderisa bisedimet kanë ngecur në Bruksel, tensionet janë rritur, pasi Kosova vendosi takë 100 përqind për mallrat serbe.
Tani ka presion nga Uashingtoni. Presidenti Donald Trump ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj krerëve të Serbisë dhe Kosovës, duke u bërë thirrje atyre të bëjnë paqe.
Propozimi që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën nuk është e re. Pas luftës, Ternoci u bë një qendër paraushtarake që luftoi Serbinë gjatë viteve 2001 me qëllim që të arrinte pikërisht atë.
Shumica e të rinjëve nga Lugina e Preshevës shkollohen në Prishtinë dhe Tiranë.
Njëra nga studentet e kthyera nga Tirana, ka theksuar se edhe pse janë fqinjë me serbët, nëna e tyre nuk pi kafe me ta, pasi “ajo nuk e flet gjuhën serbe”. Ndërsa ajo vetë thotë, se nuk dëshiron të flasë serbisht, pasi “nuk është gjuhë interesante sikurse anglishtja ose frengjishtja”.
Megjithatë gjithçka mund të ndryshojë nëse kufijtë e Luginës së Preshevës do të rishkruhen./BBC/ Përktheu dhe përshtati:arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...