Banka Botërore ka parashikuar një rritje ekonomike prej 3.7% në këtë vit kurse në vitin e ardhshëm prej 4%. Ekspertët e fushës së ekonomisë thonë se kjo rritje edhe pse është pozitive prapë se prapë është e ulët për të pasur efekt.
Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Kosovë pritet të përshpejtohet në 3.7 për qind në vitin 2024, e mbështetur nga stabilizimi i vazhdueshëm i çmimeve ndërkombëtare dhe më vonë do të rritet drejt potencialit të Kosovës prej rreth 4 për qind, e nxitur nga flukset e qëndrueshme të diasporës dhe një rritje gradual e investimeve. Kështu thuhet në parashikimet e Bankës Botërore.
“Perspektiva është pozitive, por pasiguritë që lidhen me tensionet gjeopolitike dhe politikën e brendshme, dhe një ngadalësim i mëtejshëm në BE sjellin rreziqe të konsiderueshme”, tha Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
“Për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike me BE-në, reformat në sektorët fiskal, të qeverisjes, arsimit dhe energjisë duhet të jenë prioritet”, citohet ai në një komunikatë të Bankës Botërore.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një përgjigje me shkrim tha se këto parashikime i ka edhe Oda Ekonomike.
Megjithatë, sipas tij, kjo përqindje është shumë e vogël për të pasur efekt. Ai tha se kërkohen hapa më të mëdhenj për të pasur rritje ekonomike në Kosovë. Kjo, sipas tij, kërkohet sidomos në investime publike, ngase rritja është parashikuar nga investimet private dhe nga diaspora.
Ndërsa kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha për se kjo rritje, edhe pse është pozitive, prapë se prapë është e ulët.
“Rritja edhe nëse do të shkonte 3.7 dhe parashikimet në rritje që mund të jenë rreth 4 për qind, ato janë rritje të bazuara në çmime dhe jo rritje të prodhimit vendor apo rritjes së fuqisë prodhuese dhe eksportuese. Kjo për arsye se edhe vitin e kaluar kemi pasur rënie të eksportit rreth 100 milionë edhe pagat kanë qenë më të ulëta dhe investimet kanë qenë nivel të ulët dhe rritja e përgjithshme e 6 ekonomive të Ballkanit parashikohet të jetë rreth 0.2% dhe edhe Kosova është pjesë e saj”, tha ai.
E eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha se kjo rritje nuk mund të jetë reale.
“Është një rritje të cilën e kisha dëshiruar. Por, nuk duhet të kemi eufori. Stabiliteti ekonomik është një ndër kushtet e para për qëndrueshmëri ekonomike e dyta performanca qeveritare me menaxhim të mirëfilltë të buxhetit dhe rritja e investimeve ekonomike”, tha ai.
Gërxhaliu theksoi se nëse ka aq rënie të investimeve të huaja si do të arrihet kjo rritje ekonomike, ndërsa shtoi se Kosovës i duhet rritje substanciale./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...