Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për decertifikimin e kandidatit për kryetar të kësaj komune nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha.
Vendimi i KQZ-së për decertifikimin e kandidatit të Nisma-s, sipas kandidatit Baxhaku është kryekëput hakmarrje ndaj Berishës, i cili si deputet i Kuvendit të Kosovës ka abstenuar me votë ndaj Qeverisë Haradinaj.
“Duke e pasur te qartë,se Zafir Berisha e ka demtuar më së shumti në elektorat këtë parti, decertifikimin e tij sot, nuk e kuptoj ndryshe pos hakmarrje ndaj tij dhe lëndim të demokracisë”, ka thënë Baxhaku përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.Më poshtë mund ta gjeni të plotë reagimin e tij:
Pushteti i krimit,shantazhit dhe zhvatjes,si duket e ka nuhatë me kohë humbjen e thellë që do ta pësoj në Prizren. Nga paniku për të shpëtuar diçka nga e pamundura,ka filluar të përdor mekanizma shtetëror për qëllime politike.
Në vazhdën e kësaj lufte të pandershme,ishte sot edhe rasti i deçertifikimit të deputetit Zafir Berisha nga gara për kryetar të Prizrenit.
Duke e pasur te qartë,se Zafir Berisha e ka demtuar më së shumti në elektorat këtë parti,deçertifikimin e tij sot, nuk e kuptoj ndryshe pos hakmarrje ndaj tij dhe lëndim të demokracisë.
Unë e inkurajoj deputetin Zafir Berisha të mos dëshpërohet,por përkundrazi,bashkë me subjektin e tij Nisma për Kosovë të na bashkohet në luftën tonë të perbashkët kundër këtij pushteti kriminal.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?