Tomas Bauer, gazetar austriak dhe ligjërues në Fakultetin e Vjenës, ka thënë se auto censura në media nuk vjen vetëm nga sistemet politike por edhe nga presioni ekonomik.
Bauer, në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se mediat mund të krijojnë distancë të mjaftueshme ndaj politikës.
Duke folur për mediat në Kosovë, ai ka thënë se ato janë një referencë e fortë për ndërtimin e shoqërisë.
“Ka shumë shembuj të shoqërive, ku mediat nuk mund të krijojnë distancë të mjaftueshme ndaj politikës. Gazetari dhe politika duhet të jenë, në term të profesionalizmit, të kuptohen si funksione të ndryshme”.
Sipas tij, gazetarët nuk duhet të jenë politikanë më të mirë dhe politikanët nuk janë ose nuk duhet të jenë gazetarë më të mirë.
“Auto censura nuk ka të bëjë vetëm me sistemet politike, ndoshta më shumë me ekonominë dhe presionin ekonomik”, theksoi ai.
Tomas Bauer shprehet për arbresh.info se mediat klasike janë në vështirësi, ndërsa sipas tij, mediat digjitale janë duke u bërë më të rëndësishme.
“Ajo që unë mendoj është interesante dhe sfiduese: mediat janë një referencë e fortë për ndërtimin e shoqërisë në Kosovë: identiteti, vëmendja sociale, kohezioni”.
Meqenëse komunikimi shoqëror është më i zhvendosur për përdorimin e mediave digjitale dhe rrjeteve sociale, Bauer vlerëson se leva e shoqërueshmërisë po ndryshon.
“Mediat klasike janë të rëndësishme, por bëhen gjithnjë e më shumë platforma diskursesh për dhe rreth mediave sociale. Për një shoqëri të re si Kosova, ajo ka nevojë për një model të bashkëpunimit të organizuar”, deklaroi ai./Arbresh.info/Blerta Agushi
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...