Gazetari Besnik Batusha ka reaguar pas një konferencë të thirrur nga u.d e presidentes, Vjosa Osmani e cila tha se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ-në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.
Batusha këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, transmeton arbresh.info
“U.d e presidentit, Vjosa Osmani e cila po garon ne listen e VV per deputete, duke (keq)perdorur Institucionin e Presidences doli ne adresim publik ku kercenoi hapur kryetaren dhe anëtarët e KQZ-se me shkarkim për shkak të moscertifikimit të Albin Kurtit dhe te tjerëve”, ka shkruar ai.
Tutje Batusha ka thënë se nuk mund të fajësohet KQZ-ja për zbatimin e Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese.
“S’mundesh me ia lone fajin KQZ-se per zbatim te Aktgjykimit te insitucionit me te larte te shtetit, sic eshte Gjykata Kushtetuese.”
“Nderhyrje flagrante, tentim per kapje te institucioneve dhe keqperdorim te vendimit te Kushtetueses. Me nje deklarim te tille rrezikon te shperthej edhe dhuna, nese edhe institucionet tjera vendosin njejte si KQZ-ja”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
E papare deri tash…
U.d e presidentit, Vjosa Osmani e cila po garon ne listen e VV per deputete, duke (keq)perdorur…
Posted by Besnik Batusha on Saturday, January 23, 2021
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...