Qeveria e Kosovës ka vendosur që për momentin të mos e zbatojë reciprocitetin me shtetin e Serbisë.
Kjo qasje ka shtuar zërat dhe sulmet në adresë të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka qenë i mendimit më parë dhe këtë e ka artikuluar publikisht gjatë fushatës eletorale të zgjedhjeve të 14 shkurtit se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga kjo masë.
Kjo temë u diskutua në Euronews Albania, ku nuk munguan debatet mes protagonistëve Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.
Ky i fundit tha se kryeministri Albin Kurti po dëshmon se ka gënjyer hapur pjesën dërrmuese të popullit të Kosovës.
“Ka gënjyer gjithë kohës, patriotizmin e ka fals. Dështimet për tre muaj i ka aq sa të tjetër i kanë bërë gjatë gjithë qeverisjeve. Unë kam bindjen se Kurti e ka shfaqur fuqinë e pushtetit dhe pafuqinë e tij dhe pafuqia e tij është dominante. Unë kam dëshirë që Kurti të jetë i suksesshëm, që mos të zhgënjehen ato 52% që e kanë mbështetur. Albin Kurti për herë të parë gjatë qeverisjes e ka kuptuar shumë sensitiv nga ato që ka premtuar”, tha Haxhiu.
Analisti Andi Bushati thotë se me aq sa ka deklaruar në publik, z. Kurti ka lënë të kuptohet se është tërhequr nga masa e reciprocitetit.
“Po, me aq gjëra që ka thënë Kurti duhet të jemi të ndërgjegjshëm, nga ca gjëra o të detyrohet të bëjë prapaktheu ose do të detyrohet të përgënjeshtrojë vetveten. Unë mendoj se Kurti dhe VV-ja dhe mënyrën se si po sillet ndaj bordeve, është akoma në shkrirjen e pushtetit të vjetër dhe është në trajektoren e bërjes mirë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...