Teksa komentoi procesin zgjedhor në Kosovë, analisti Baton Haxhiu tha se dështimin e LDK’së e lidh me dy aspekte.
Sipas tij, ky subjekt nuk organizoi një Kuvend për të bërë zgjedhje në parti, por drejtuesit e kanë lënë të shkojë drejt përçarjes, kurse mëkati i dytë shton Haxhiu është hyrja në koalicion me Vetëvendosjen në vitin 2019.
“LDK-ja ka funksionuar me një kryetar në pension. Për faktin se kjo parti nuk ka ndërtuar një kuvend zgjedhor për të zgjedhur partinë, dhe e ka lënë partinë të përçahet. Nuk ka pasur guxim të njerëzve në parti për të thënë të vërtetën se ku është LDK, dhe gabimi kryesor është aleanca dhe koalicioni me VV. Hyrja me VV në koalicion i dha peshën e shkatërrimit të kësaj partie, ose po themi kështu të ikjes nga fuqia e madhe që ka pasur. Njeriu, i cili ka pasur jo urrejtjen, por dëshirë që ta zbehë këtë parti që nga fillimi është kreu i VV-së Albin Kurti. E ka bërë në mënyrë mjeshtërore. LDK ka pasur problem me veten e saj. Albin Kurti e ka ndërtuar strategjinë e rrënimit të kësaj partie dhe e ka bërë”, tha Haxhiu në Euronews.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...