Bastisjet, Behrami: Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi

23:04 | 31 Tetor 2023
KRG

Këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Artan Behrami, sot i është bastisur shtëpia.

Behrami në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo bastisje është pulitke dhe janë bërë “mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit”, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Falënderoj krejt familjarët, shokët, miqtë nga trojet shqiptare, nga diaspora dhe miq ndërkombëtarë për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese.

Bastisjet politike janë bërë mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit.

Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi!

/Arbresh.info/

Të ngjashme