Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në tetë lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Veriut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani bënë të ditur se katër bastisje janë kryer në Leshak, dy në Soqanicë dhe dy në Kamen, teksa shton se kanë hasur në gjashtë biznese të paregjistruara, shkruan Arbresh.info.
Sipas Elshanit, bastisja është kryer nën dyshimin për kontrabandim të mallrave, ndërsa në operacion kanë marr pjesë edhe Njësiti Antikontraband i Doganës të cilët kanë konfiskuar mallin e kontrabanduar.
“Sot gjatë ditës Policia e Kosovës respektivisht Rajoni Mitrovica Veri ka bastisur 8 lokacione në rajonin e Leposavicit (2 në Soqanicë, 2 në Kamen dhe 4 në Leshak) Nga këto biznese 2 kanë qenë të regjistruara e 6 të paregjistruara. Dyshimi ka qenë për mall të kontrabanduar me ç’ rast në bastisje janë thirr edhe Njësiti Antikontraband i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Nuk ka të arrestuar, ndërsa konfiskimet e mallit janë menaxhuar nga Njësiti Antikontraband e Doganës”, ka thënë Elshani.
Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve në veri që ti regjistrojnë bizneset e tyre dhe të mos vejnë në qarkullim mallra të kontrabanduara, pasi që pasojat juridike për ta janë të mëdha./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua