Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ditën e djeshme në periudhën prej orës 14:05 deri në ora 15:25, me urdhër paraprak të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e 37-vjeçarit M.P. nga Shtipi. Tek i njëjti policia ka gjetur substanca narkotike dhe para të gatshme, pas çka 37-vjeçari është arrestuar.
“Gjatë kontrollit janë gjetur 11 pako me pluhur të bardhë, 135.000 denarë, 4.380 euro, 130 paund, 50 franga dhe dy telefona celularë për të cilët ekziston dyshimi se janë me origjinë të një vepre penale.
Sendet e gjetura janë konfiskuar, ndërsa M.P. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...