Gjatë ditës së djeshme, në tri lokacione të ndryshme të Prishtinës dhe Obiliqit, policia bashkë me prokurorinë kanë kryer bastisje.
Sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare, shkruan Arbresh.info.
“BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE, SHITJE E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE Prishtinë & Obiliq / 09.12.2024 – 09:50. Gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në kërkim policor.
Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...