Policia e Kosovës ka nisur sot në mëngjes edhe një aksion në veri të vendit, në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e Banjskës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se bastisjen po ndodhin në disa lokacione në veri ndërsa nuk është gjetur ende asgjë dhe nuk ka të arrestuar.
“Disa bastisje në disa lokacione ne veri nuk ka te arrestuar ndërsa bastisjet kanë të bëjnë me rastin Banjska. Nuk është gjetur ende asgjë”, tha Elshani.
Kujtojmë se me 24 shtator u vra heroi Afrim Bunjaku pas një sulmi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
Në aksionin pasues të Policisë, u vranë tre sulmues, ndërsa pjesa më e madhe e grupit arriti të ikte.
Kosova ka akuzuar Serbinë si shtet për përfshirje në këtë sulm terrorist, pas publikimit të dëshmive se grupi ka kryer ushtrime brenda territorit të Serbisë dhe arsenalit multimilionësh të armëve, të kapura./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...