Google ADS

Bastisja në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, flet avokati i tij

17:17 | 22 Shkurt 2023
L G

Që nga mëngjesi hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ia kanë mërsyer shtëpisë së ish-këshilltarit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Para pak minutash në shtëpinë e Behramajt ka arritur edhe mbrojtësi tij, avokati Artan Çerkini, raporton “Arbresh.info”.

Avokati tha se nuk ka dijeni se për çfarë arsye po kryhet kjo bastisje.

“Nuk e di asgjë se për çfarë është bastisur banesa e Behramajt. Posa të dalë nga banesa e tij do të flas për media”, tha shkurt avokati Çerkini.

Ndryshe, ende nuk ka përfunduar bastisja në shtëpinë e Adil Behramjt, e cila ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm /arbresh.info/

 

Të ngjashme