Google ADS

Bastiset një hotel në Prishtinë, arrestohen tetë shtetas të huaj

09:47 | 15 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Në kryeqytetin e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda në Policinë e Kosovës, kanë shoqëruar tetë të dyshuar shtetas të huaj, pasi që nuk posedonin dokumentet identifikuese.

“Gjatë kontrollit të dhomave të hotelit, janë gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike, tri pistoleta, katër fishekë, një telefon mobil, 735 € dhe 360 dinar të Serbisë”, bën të ditur policia, shkruan arbresh.info.

Një i dyshuar Maroken është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë u janë dorëzuar njësisë për migrim për procedurë të mëtutjeshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme