Është raportuar se pas një operacioni të policisë janë bastisur pesë lokacione ku janë konfiskuar prova materiale si narkotik, automjete dhe para shkruan arbresh.info.
Pesë persona janë arrestuar të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë (NN) 23.08.2021–16:50. Në bazë të urdhëresës nga Gjykata është realizuar operacioni policor në kontrollin e pesë lokacioneve me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale 30.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dhe 1.651.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete me targa vendore, para të gatshme 733.65 euro, një shufër metalike, katër peshore. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar në konsultim me prokurorin të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/