Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta për ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar është realizuar urdhërkontroll në katër lokacione të ndryshme.
Lokacionet e kontrolluara ndodhen në qytetin e Gjilanit, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar: “Dy LAP TOPA te markës HP, dy TV plazma njeri i markës: ARIELL dhe tjetri FINLUX, dy shtypës i tiketave për lojëra te fatit, një DVR ALHUA dhe katër telefon IPHONE 13 PRO, dhe t re telefona SAMSUNG në të cilin dyshohet se është i instaluar programi për lojëra të fatit ON-LINE. Para të gatshme në vlerë prej:1030 euro (një mijë e tridhjetë euro), një monitor i kompjuterit i llojit ,,HP’’ dhe një shtëpize e kompjuterit e llojit ,,HP’’”, njofton policia.
“Me urdhër te prokurorit te shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan iniciohet rast i klasifikuar Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm për katër raste veç e veç të cilat trajtohen në procedurë të rregullte në Prokurorinë Themeleore”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë