Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në dy bastisjet e zhvilluara në Zveçan dhe Vushtrri, ku u gjet municion i pushkës së gjuetisë.
Gjatë bastisjes në Zveçan është konfiskuar sasi e madhe municioni e pushkës së gjuetisë, si dhe është ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërkaq, gjatë bastisjes së një veturë në Vushtrri janë gjetur dhe konfiskuar njëmijedyqind (1200) fishekë të pushkës së gjuetisë, si dhe është ndaluar personi të cilit i janë gjetur fishekët, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Me vendim të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda dy (2) të ndaluarit janë dërguar në mbajtje për dyzetetetë (48) orë.
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...