Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor i udhëhequr nga hetues policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren.
I cili kishte për synim arrestimin e personave që vepronin në kundërshtim me ligjin, të cilët, që nga viti 2010 e këndej, dyshohet se merren me vjedhje, kryesisht thyerje të automjeteve, veçanërisht në parkingjet e objekteve tregtare dhe nga automjetet të cilave u thyhej ndonjë xham merreshin çanta e gjësende të ndryshme me vlerë.
Sipas PK-së, thuhet se më pas largoheshin me automjete në të cilat i kishin të vendosura targat po ashtu të vjedhura. Në kërkim të provave materiale, janë bastisur dhjetë lokacione: Vushtrri, Podujevë, Prishtinë Drenas dhe Lipjan.
Në Shalë të Lipjanit janë gjetur dhe sekuestruar një Lap-Top i cili besohet t’i jetë vjedhur një shtetasi gjerman në Prizren.
“Një pushkë gjahu me 31 fishekë; një veturë “Audi” e zezë me targa KS e cila dyshohet se është përdor në një vjedhje në Prizren. Po ashtu në një vend tjetër, në interes të hetimeve është sekuetruar një veturë “Opel Astra” me targa 01 dhe pikërisht këto targa janë të raportuara si të vjedhura ditë më parë në polici. Janë sekuestruar 25 çanta dore të cilat dyshohet se janë të vjedhura.
Disa pajisje e ndër to edhe një çekan special për thyerje të xhamave të automjeteve.
Operacioni ka qenë i sinkronizuar mirë dhe ndihmesë kanë dhënë edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë; Stacioni Policor i Prizrenit; hetues rajonal. Policët e Stacioneve Policore të Suharekës; Klinës dhe Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Është arritur të kapen tre të dyshuar: E. K ; A. E dhe A. K. Të cilët po mbahen në masën e arrestit policor.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...