Policia ka bastisur pesë lokacione të dyshuara për kontrabandim me migrantë, me ç’rast ka identifikuar 31 viktima.
Në raportin 24 orësh, policia njofton se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatike AK-47, një armë karabinë, një kornizë druri, rreth 218 fishekë, 15 aparate telefonike si dhe para të gatshme rreth 2 mijë e 220 euro.
Bastisja është bërë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Pas përfundimit të bastisjes janë arrestuar gjashtë shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të huaj dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë. /arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend