Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim tha se deklarata e Albin Kurtit është një lloj populizmi.
Murati pohoi se nëse ka një referendum, gjithkush do të ishte pro bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe vota pro e Albin Kurtit është diçka që nuk ka nevojë për vëmendje.
“Ai që nesër do të bëhet kryeministër do duhej të tregonte se si mund të ndryshojë Kushtetuta e Kosovës, e cila do të mund të realizonte pastaj një proces të tillë kompleks. Për gjithë qytetarët që mund të mos jenë të informuar, duhet të dimë që Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin,” – u shpreh kryetari i Lëvizjes për Bashkim.
Sipas tij duhen marrë masa që të ndryshojë Kushtetuta e më pas të vijojë një proces i rregullt bashkimi dhe të matet dhe vullneti i popullit, për të cilin Murati nuk kishte asnjë dyshim se do të ishte pro.
Valon Murati ishte i mendimit se peshën më të madhe sa i takon bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës e ka zgjidhja e konfliktit me Serbinë.
“Vetëm projekti i ripërcaktimit të kufijve krijon kushtet që Kosova ta ndryshojë Kushtetutën dhe të bëhet plotësisht sovrane për të vendosur për fatin e vet,” – tha ai.
Ndërkohë përmendi gjithashtu se në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi duhet patjetër të shtrohet çështja e ripërcaktimit të kufijve dhe të mos flitet kurrsesi për asosacion të komunave serbe sepse kjo do të ishte fatale për funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
Duhen zgjidhur të gjitha problemet me Serbinë në mënyrë që më pas të flitet për një bashkim të mundshëm, kështu deklaroi Valon Murati në Euronews Albania teksa theksoi se me këto kohë që kanë ardhur territori i Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i vogël, kështu që bashkimi është jetik.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin