Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë ekzekutive, prej nga u shprehën pakënaqësitë lidhur me mosplotësimin e kërkesave të tyre të parashtruara edhe më herët para ekzekutivit të vendit.
Sipas kumtesës nga ky takim, BSPK me këtë rast ka paraqitur katër kërkesa për Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj siç është rregullimi i çështjes së skemës pensionale, për punëtorët e larguar me dhunë nga puna gjatë të viteve të ’90, çështja e pagës minimale në vlerën prej 250 euro, rritja e pagave dhe çështja e rregullimit të sigurimit shëndetësorë për të punësuarait.
“BSPK-ja është e vendosur që të mos i ndaloj veprimet dhe presionet sindikale deri në realizimin e çështjeve të cituara me lartë, andaj përkushtimi i BSPK-së do të jetë maksimal për realizmin e të drejtave elementare për punëtorët e vendit”, thuhet në kumtesë
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme SBASHK-u ka paralajmëruar grevë në shenjë pakënaqësie ndaj mos respektimit të memorandumit të nënshkruar në mes tyre dhe përfaqësuesve të koalicionit qeveritar.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...