Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar sot në Prishtinë ish-kryeministrin e Suedisë, aktualisht bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), Carl Bildt dhe ekipin e tij, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Pacolli ka thënë se miratimi i demarkacionit do të hapte një faqe të re për Kosovën.
“Miratimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të hapë një faqe të re për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj dhe vendi ynë nuk do të mbetet më një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Pacolli.
Pacolli e quan të padrejtë kushtin që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Vërtetë, ka qenë e padrejtë, që Bashkimi Evropian i vuri kusht Kosovës ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave. Sot, ekzistojnë shumë vende të tjera në Evropë dhe madje, që e gëzojnë këtë të drejtë e që kanë probleme të tilla ende të pazgjidhura të kufijve shtetëror. Qytetarët e Kosovës, në veçanti të rinjtë, që përbëjnë shumicën e popullsisë këtu nuk është dashur të ndihen të izoluar dhe të pabarabartë në raport me bashkëmoshatarët e tyre në vendet tjera mbi parimin themelor të së drejtës për lëvizje të lirë të qytetarëve. Megjithëkëtë, miratimi i kësaj Marrëveshje, që unë shpresoj që do të ndodh shpejtë do të hap shumë mundësi të reja për qytetarët tanë”, ka thënë Pacolli.
Në kuadër të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, procesin dhe përshpejtimin e integrimit të këtyre vendeve brenda BE-së dhe NATO-s, trendët e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimin fqinjësor, rajonal si dhe atë ndërkombëtar.
Nga ana e tij, ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, i cili ndryshe vlerësohet si një njohës i thellë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor ka shprehur gatishmërinë e tij personale dhe atë nga Institucioni që bashkëdrejton për bashkëpunim dhe përkrahje në çështjet, që do të mund të konsideroheshin me interes të dyanshëm.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...