Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kosova është ekonomi në zhvillim me rritje mesatare të bruto prodhimit vendor (BPV) prej 4.2% në pesë vitet e fundit, që është ndër më të lartat në Ballkanin Perëndimor.
Por duke pasur parasysh rritjen e popullsisë prej rreth 2% çdo vit, përmirësime të tilla në rritjen për frymë banori në Kosovë janë të parëndësishme.
“ Popullsia e Kosovës përllogaritet në rreth 1.793,467 banorë, ku popullsia në moshë pune prej 1.202,982 përfaqëson rreth dy të tretat e popullsisë totale. Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), edhe tani Kosova ka një nga shkallët më të larta të papunësisë në rajon në 30.5% dhe gjithashtu, 63.5% e grave në fuqinë punëtore janë të papunësuara. Faktori gjinor është gjithashtu një tregues i rëndësishëm se gratë në pozitë të pa favorizuar në krahasim me meshkujt në të gjitha nivelet e arsimimit, pra kanë më shumë gjasa të bëhen apo të mbeten të papunësuara”, thuhet në njoftim.
Për më tepër, edhe personat me aftësi të kufizuara përballen me kufizime që ndikojnë dukshëm në statusin e tyre të punësimit dhe një përqindje e madhe e tyre janë të papunësuar.
Pavarësisht faktit se 43% e personave me aftësi të kufizuara (PAK) shfaqin interesim ose kanë potencialin të zhvillojnë shkathtësitë e tyre, sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale shkalla e punësimit të personave me aftësi të kufizuara (PAK) është 6,47%.
Në reagim ndaj këtyre nevojave të menjëhershme për punësim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dizajnuar dhe lansuar skemën e granteve prej 3.5 milionë euro, të titulluar: “Përmirësimi i qasjes në tregun e punës për grupet e pafavorizuara përmes ndërmarrjeve sociale dhe masave aktive të tregut të punës”.
Kjo skemë e granteve synon të mbështesë masa aktive shtesë për tregun e punës, si përkrahje e përshtatur sipas nevojave për aftësim, trajnim në vendin e punës, praktikë dhe vetëpunësim, për grupet e pafavorizuara në Kosovë. Gjithashtu, përmes kësaj mbështetjeje, BE-ja synon të përkrahë zhvillimin e ndërmarrjeve sociale si mundësi për krijimin e perspektivave për punës sidomos për grupet më të cenueshme në tregun e punës, meqë ndërmarrjet sociale u ndihmojnë inteersave të komunitetit (objektivave sociale, të shoqërisë dhe mjedisore) dhe jo maksimizimit të përfitimeve.
Objektivat specifike të kësaj thirrjeje për propozime janë:
Përkrahja për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Kosovë;
Përkrahja për avancimin e punësimit të grupeve të pafavorizuara, kryesisht gratë dhe të rinjtë.
Çfarë lloj përkrahjeje ofron skema e granteve?
Thirrja për Propozime për këtë skemë të granteve është ndarë në 3 lotet në vijim:
Loti 1 shuma indikative për lotin: EUR 1,000,000.00
Të mbështesë më tej zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë që të zgjerojnë praktikat e tyre të biznesit për të rritur mundësitë për punësim për të rinjtë dhe gratë dhe grupet e pafavorizuara.
Loti 2 shuma indikative për lotin: EUR 500,000.00
Të mbështesë themelimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve sociale të reja në Kosovë.
Loti 3 shuma indikative për lotin: EUR 2,000,000.00
Të rrisë punësueshmërinë e të rinjve dhe grave dhe grupeve të pafavorizuara përmes zhvillimit të shkathtësive dhe njohurive që kërkohen në tregun lokal të punës; dhe
Të mbështesë krijimin e qëndrueshëm të vendeve të punës dhe mundësitë për vetëpunësim për të rinjtë dhe gratë dhe grupet e pafavorizuara.
Si mund të aplikoni?
Për të aplikuar për këtë thirrje për propozime, aplikantët kryesorë duhet të regjistrohen në PADOR.
Afati për dorëzimin e propozimeve është 11 nëntor 2019 në orën 12:00.
Shndërrojini idetë tuaja në projekt-propozime:
Për të siguruar propozime cilësore në pajtueshmëri me Udhëzuesin për Aplikime, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një sërë sesionesh informative në të gjithë Kosovën ku kanë marrë pjesë organizata të shoqërisë civile (OSHC), biznese dhe përfaqësues të autoriteteve lokale për t’i promovuar këto mundësi për grante.
Në këto sesione informative kanë marrë pjesë rreth 250 përfaqësues të OSHC-ve, autoriteteve lokale dhe qendrore dhe bizneseve. Sesionet u fasilituan nga ekspertë të Menaxhimit të Ciklit të Projekteve.
Ekspertët e projektit do të organizojnë sesione shtesë (klinika të projektit) në datat 04-08 nëntor 2019, me qëllimin që t’u asistojnë aplikantëve projekt-propozimet e të cilët janë në nivel të avancuar të përgatitjes dhe kanë nevojë për asistencë financiare për të dizajnuar veprimin ose përshkrimin e relevancës në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e projektit./arbresh.info
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri