Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

12:32 | 20 Dhjetor 2024
L G

Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas ka vendosur të dërgojë në Kosovë një Mision të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025.

Përfaqësuesja e Lartë, ka emëruar Nathalie Loiseau, si kryevëzhguese, e cila është anëtare të Parlamentit Evropian. Loiseau ka thënë se ndihet e nderuar që do të shërbej si kryevëzhguesja e Misionit të BE-së për vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të parat që do të zhvillohen sipas një ligji të ri zgjedhor, i cili ka marrë parasysh rekomandimet tona të mëparshme. Mezi pres të angazhohem me autoritetet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore në Kosovë”, ka thënë ajo.

Misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë, me kërkesë të autoriteteve të saj, do të demonstrojnë mbështetjen e vendosur të BE-së për Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar më tej qeverisjen e saj demokratike.

Prania e misionit në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe transparent, duke i lejuar votuesit e Kosovës të shprehin qartë zgjedhjet e tyre./Arbresh.info/

Të ngjashme