Google ADS

Bashkimi Demokratik për Integrime do të dal e vetme si parti në zgjedhjet e 12 prillit

12:05 | 2 Shkurt 2020
A Z

Përfaqësuesi i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, njëherit edhe zëvendëskryeministrin në Maqedoni, në një intervistë dhënë arbresh.info, ka treguar se kanë ftuar partitë e tjera shqiptarë të garojnë të bashkuara në mënyrë që mos të zvogëlohet numri i deputetëve shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë Veriore.

“BDI si parti më e madhe shqiptarë del e vetme. Kemi ftuar fraksionet e vogla shqiptare të bëhen bashkë dhe të garojnë me ne, e mos të dëmtojnë votuesit shqiptarë sepse kjo zvogëlon numrin e deputetëve shqiptarë në Maqedoninë Veriore. Në për momentin kemi dy parti maqedone dhe gjashtë parti shqiptare”.

Sipas tij, shqiptarët nuk kanë nevojë që të kenë më shumë se dy parti politike në Maqedoninë Veriore.

“Shqiptarët nuk kanë nevoje më shumë se dy parti shqiptare, të cilët do konkurrojnë njëra me tjetrën. Andaj ne do të dalim të vetëm dhe presim që këto fraksione të garojnë së bashku në një listë. Në mendojmë se ata duhet të bashkohen dhe të dalin kundër nesh pra të garojmë. Pasi që në të kundërtën do na i zvogëlon deputetët shqiptar”.

Osmani madje tregon edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve shqiptarë ndër vite.

E kjo sipas tij ka ardhur shkaku i partive të vogla shqiptare në Maqedoni.

“Ne kemi pasur 30 deputetë shqiptarë në 2014,  kemi 20 në vitin 2016 dhe krejt kjo është rezultat i partive opozitare shqiptare të përçara, që nuk kanë kapacitete t’i tejkalojnë interesat partiake, bajraktarizmin e tyre dhe të garojnë më një listë më ne”.

Për BDI-në, temë kryesore e programit të tyre për zgjedhjet  12 prillit do të jetë Vetingu.

“Në zgjedhjet e 12 prillit do ti ketë Programi ynë do të jetë Vetingu i bartësve të funksioneve publike do të thotë kontrolli dhe zhvillimi ekonomikë këto do të jenë dy temat kyçe të BDI-së”./V.Selimi/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1109698749371286/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme