Google ADS

Bashkim Jashari merr gradën gjenerallejtënant

10:24 | 13 Dhjetor 2021
F.T

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka graduar Bashkim Jasharin në gradën Gjenerallejtënant.

Pas rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës zotëri Albin Kurti, Osmani ka thënë se ka vendosur të gradoj Komandantin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.

“Komandanti i FSK-së, zotëri Bashkim Jashari sot është graduar në granden më të lartë në Republikës së Kosovës, Kjo gradë bartë një detyrim mjaftë të madh dhe jam e bindur se me aftësinë tuaj do të udhëhiqeni me nder, krenari dhe integritet një forcë, e cila  është ndërtuar mbi një sakrificës të madhe të popullit tonë.

“Namin e familjes suaj, familjes legjendare Jashari, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë për lirinë e vendit tonë dhe uniformën që mbani, reputacionin e ushtrisë profesionale që e keni ndërtuar, bëjmë që të kemi pritshmëri të mëdha dhe ju të keni përgjegjësi të madhe”, ka thënë presidentja.  /arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme