Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka drejtuar gishtin nga kryetari aktual i LDK’së, Isa Mustafa, për sa u takon zhvillimeve politike të fundit dhe marrëdhënieve të vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Krasniqit, qasja e kryeministrit Albin Kurti është ditur edhe më herët, kurse është Mustafa ai që po e mbështetë.
“Nëse ka një fajtor direkt për zhvillimet e ditëve të fundit Kosovë, që rrezikojnë prishjen e Kosovës me SHBA-të, ai person quhet Isa Mustafa”, është shprehur Krasniqi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
“Pse? Sepse Albin Kurti vetëm po e ndjek politikën e vet të njohur të konfrontimit dhe të prodhimit të armiqve. Isa Mustafa e ka ditur shumë mirë se çfarë politikash ndjek Albin Kurti, ndaj ai është përgjegjësi kryesor, sepse Albini nuk po bën diçka që nuk është ditur se do ta bëjë”, ka vlerësuar Krasniqi.
“Zatën, Isa Mustafa është mësuar ta gjuajë gurin e ta fshehtë dorën. Ashtu ka ardhë aty ku është, nga ku tash po e rrezikon edhe të ardhmen e shtetit tonë”, ka thënë ai.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit