Bashkësitë fetare në Kosovë po hasin në vështirësi për t’i siguruar mjetet e nevojshme për pagat mujore të punonjësve të tyre. Për këtë arsye, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ipeshkvia e Kosovës po kërkojnë që shteti të fillojë të ndajë buxhet për të gjitha bashkësitë fetare në vend.
Zyrtarët e këtyre bashkësive kanë treguar për “Epokën e re” se deri më tani disa herë kanë kërkuar një gjë të tillë prej qeverisë, por asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se deri më tani disa herë u ka shkruar institucioneve të Kosovës, por këto asnjëherë nuk i kanë kthyer përgjigje.
“Mendoj se Qeveria e ka obligim të ndajë buxhet për BIK-un dhe për bashkësitë e tjera fetare, sepse edhe ne jemi qytetarë të Kosovës dhe paguajmë taksa. Pavarësisht prej kërkesave tona, institucionet nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje. Kjo çështje është diskutuar edhe në Kuvend të Kosovës, por deri më tani nuk kemi pasur ndonjë përgjigje”, ka thënë Tërnava. Ai ka bërë me dije se ka marrë premtime që të në të ardhmen të ndahet buxhet për këtë çështje.
Me të njëjtat vështirësi përballet edhe Ipeshkiva e Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj bashkësie fetare, Don Fatmir Koliqi, ka thënë se është i domosdoshëm miratimi i ligjit për bashkësitë fetare.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...