Shaip Kamberi , kryetar i komunës së Bujanocit në një intervistë për Arbresh.info ka thënë Serbia nuk po i realizon premtimet që ia kishte dhënë Bashkësisë Ndërkombëtare për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Shpejt do të kemi një takim me një grup 10 deri në 12 ambasador të përbashkët ku do ti paraqesim të gjitha sfidat. Problemi ynë tjetër është se edhe Bashkësia Ndërkombëtare e ka lënë jashtë fokusit të vetë Luginën e Preshevës duke u sjellur se atje ka ekzistuar një krizë e cila ka përfunduar suksesshëm pas një konflikti të armatosur ndërkohë që të gjitha obligimet që i ka marr Serbia ndaj nesh me program të veçantë, të gjitha premtimet që i janë dhënë Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj të drejtave tona, ajo nuk po i realizon”, ka thënë ai.
Kamberi ka thënë se duhet ndihmë e autoriteteve në Prishtinë dhe Tiranë për këtë gjë.
“Fuqia jonë politike si shqiptarë atje është e pamjaftueshme prandaj na nevojitet ndihma drejtpërdrejt e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe sidomos autoriteteve në Prishtinë dhe Tiranë. Procesi i Berlinit po ashtu duhet të përdoret në këtë drejtim sepse ndërtimi i stabilitetit rajonal në Ballkanin Perendimor në radhë të parë duhet të ketë të drejtat e pakicave”, u shpreh ai./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...