Google ADS

Bashkësia Islame e Kosovës publikon listën e kontribuuesve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

15:30 | 10 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kontribuuesve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, BIK ka njoftuar se gjatë këtij aksioni janë mbledhur mbi 300 mijë euro.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në aksionin e ndërmarr me datë 29 nëntor 2019, për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, ka njoftuar se janë mbledhur gjithsej 304,437,89 euro”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 26 nëntor Shqipëria ishte goditur nga një tërmet prej 6.4 shkallë Rihter, që la të vdekur 52 persona dhe mbi 700 të lënduar.

Lexo edhe: Pamje nga Thumana disa ditë pas tërmetit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme