Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu ka shpjeguar se zgjedhjet Parlamentare s’bëhen vetëm për të zgjedhur deputetët por edhe Qeverinë, Parlamentin, bordet e deri te ndërrimi i Kushtetutës.
Këtë shpjegim Sadriu e ka dhënë duke u ndërlidhur me deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë deklaruar se zgjedhjet s’janë bërë për President por vetëm për Qeveri.
“Në sistemet politike parlamentare sovrani (pra qytetarët) delegon sovranitetin te përfaqësuesit e tyre të zgjedhur – deputetë. Deputetët bazuar në procedurat kushtetuese kanë të drejtë të zgjedhin jo vetëm Qeverinë dhe Presidentin, por edhe bordet, komisionet dhe çkado tjetër që ia lejon kushtetuta/ligjet, përfshi edhe vet amandamentinin e Kushtetutës. Në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale dhe as zgjedhje qeveritare, por qytetarët zgbjedhin të trija përmes një palë zgjedhjeve, pra zgjedhin Kuvendin përmes votës së drejtpërdrejt dhe zgjedhin Qeverinë dhe Presidentin përmes votës së deleguar”, ka shkruar Sadriu.
Sadriu ditë më parë shkroi, po ashtu, se LDK dhe Vetëvendosje kanë dalë të barabarta me nga 28 deputetë ndërsa Mimoza Kusari është e Alternativës./Express
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...