Bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza, Hajrush Behluli është goditur sot nga një veturë në Prizren.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth ora 10:50 në rrugën “Adem Jashari”.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën, raporton Arbresh.info.
Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”, bënë të ditur Bytyqi.
Sipas tij, viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...