Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka kërkuar përjashtimin e prokurorit special Dren Paca, me arsyetimin se bashkëshorti i saj njihet me babain e tij, Agim Paca. Hoxha ka thënë se këtë fakt e ka fshehur prokurori.
Një kërkesë të tillë, e akuzuara Hoxha e ka bërë në seancën e së premtes, në rastin ku ajo, Kushtrim Cukaj, ish-sekretar dhe tre të tjerë, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, po akuzohen për korrupsion, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Kur e kam pyetur bashkëshortin tim. ai me ka njoftuar se nuk e njeh gjyqtarin e çështjes, mirëpo e njeh, pra ka lidhje shoqërore dhe e njeh babain e prokurorit Dren Paca, z.Agim Paca, i cili ka qene i angazhuar si profesor ne Kolegjin ESLG ku bashkëshorti ka qenë pronar në vitin akademik 2012-2013 dhe duke shtuar pra këtë fakt ky prokuror i rastit ka fshehur këtë fakt”, tha Hoxha.
Paraprakisht, ajo njoftoi trupin gjykues se para disa ditësh është kontaktuar nga disa media dhe është pyetur se a është e vërtetë se bashkëshorti i saj e njeh personalisht kryetarin e trupit gjykues, gjykatësin Arben Hoti.
“Unë e kam pyetur burrin tim se a e njeh Arben Hoti dhe i njëjti ka konfirmuar se nuk ka njohuri as nuk ka lidhje shoqërore dhe asnjëherë nuk e ka takuar gjykatësin e çështjes, përkundër faktit se prokurori i lendes Dren Paca ka kerku ndërrimin e gjyqtarit duke akuzuar bashkëshortin tim për një çështje te tillë”, shtoi ajo.
Në fund, ajo deklaroi se duke marrë parasysh kërcënimet që u janë bërë dëshmitarëve në seancën e kaluar, është bindur se kjo çështje është personale, për çka edhe ka parashtruar kërkesë për përjashtimin e prokurorit Paca.
“Duke marrë parasysh kërcënimet qe u janë bërë dëshmitarëve në seancën e kaluar unë tashme jam bindur se kjo çështje është personale dhe që nga fillimi nuk jam siguruar as unë në këtë çështje në një hetim të pavarur dhe të paanshëm, po që nga fillimi është treguar tendenca ndaj meje dhe për këtë shkak po e bëj publike edhe për opinionin publik që sot në mëngjes kam dërguar kërkesën për përjashtimin e prokurorit Dren Paca tek prokurori i PSRK-së Z. Blerim Isufaj”, tha Hoxha.
Lidhur me këtë deklarim të të akuzuarës Hoxha, prokurori Paca tha se nuk ka çfarë të deklarohet dhe nëse ka kërkesë për përjashtim atëherë i takon kryeprokurorit të vendosë për këtë.
Paraprakisht, në seancën e sotme është bërë ndryshimi i trupit gjykues, ashtu që në vend të gjykatëses Shadije Gërguri, tash e tutje do të jete gjykatësi Lutfi Shala.
Pas kësaj, gjykatësi Hoti, ndërpreu seancën e sotme dhe atë të radhës e caktoi më 21 tetor 2022.
Ndryshe, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 1 shtator të vitit të kaluar.
Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.
Në aktakuzë thuhet se Hoxha në cilësinë e ministres së MIE-së, kishe tejkaluar kompetencat e saj me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore personit tjetër, respektivisht operatorëve ekonomik “Majorelle PR & Events” dhe “Madison StrategiesLLC”.
Siç thuhet në aktin akuzues, Hoxha më 11 maj 2018 kishte kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, Demush Shasha nisjen e procedurave të prokurimit për aktivitetin e prokurimit “Shërbime të konsulencës për nevojat e MIE-së”, duke përcaktuar procedurën që duhej aplikuar dhe emrin e “Majorelle PR & Events” me të cilin duhej lidhur kontrata.
Sipas aktakuzës, e njëjta e bëri këtë edhe pse e kishte ditur se sipas ligjit këto nuk ishin në kompetencë të ministrit, me ç’rast ata i kanë mundësuar këtij operatori lidhjen e kontratës në vlerë 180 mijë euro dhe si rrjedhojë edhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...